Raportet nga Turqia tregojnë se Federata ka marrë një vendim në orët e fundit: Vincenzo Montella nuk është më trajneri i ekipit kombëtar, lajm që konfirmohet nga gazeta ‘Fanatik’.
Turqia nuk kishte arritur të kalonte fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke u kthyer në shtëpi me vetëm një fitore, kundër Shteteve të Bashkuara. Ndonëse ajo paraqitje ngriti disa shqetësime, nuk mjaftoi për të rrezikuar pozicionin e trajnerit italian, i cili mbeti një figurë kyçe në planet e Federatës deri më tani.
Megjithatë, situata ka ndryshuar rrënjësisht pas katër humbjeve në Ligën e Kombeve. Paraqitja e ekipit ishte “pika që derdhi gotën”. Turqia e përfundoi fushatën e saj në grup pa asnjë fitore në katër ndeshje, një bilanc që shtoi pakënaqësinë në radhët e drejtuesve të Federatës.
Humbja e fundit, ajo 3-1 ndaj Italisë, shënoi pikën e pakthyeshme për Montella. Humbja kundër ‘azzurrëve’ konfirmoi vështirësitë e kombëtares për të gjetur qëndrueshmëri dhe rezultate, duke e bërë pozicionin e trajnerit gjithnjë e më të paqëndrueshëm.
Presidenti Ibrahim Haciosmanoglu dhe drejtuesit turq, të cilët më parë e kishin mbështetur Montella, raportohet se kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me trajnerin italian.
Nëse konfirmohet, kjo shënon fundin e mandatit të ish-trajnerit të Milanit dhe Fiorentinës në krye të kombëtares turke, duke e lënë Federatën përballë detyrës së gjetjes së një trajneri të ri.
The post Në Turqi konfirmojnë: Montella shkarkohet nga posti i trajnerit pas katër humbjeve në Nations League appeared first on Telesport.
