Në hapësirat e Europe House në Shkup, ambasadorët e Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë deklaratë të përbashkët për partneritet në lidhje me projektin “Slavkov/Austerlitz” për shënjimin e shtigjeve malore në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Çekia ia dorëzoi Sllovakisë Presidencën e Formatit të Bashkëpunimit.
Ky projekt synon të ofrojë një përvojë më të sigurt për alpinistët dhe adhuruesit e natyrës në malet Vodno, Baba dhe Sharr, duke promovuar gjithashtu zhvillimin e turizmit lokal përmes shërbimeve si guida, akomodimi dhe shitja e produkteve vendore. Çdo vend pjesëmarrës do të shënjojë një shteg dhe do të vendosë një tabelë informuese. Formati Slavkov është një nismë rajonale mes Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, e krijuar në vitin 2015.
