Manuel Neuer e nisi si titullar për Bayern Munich në transfertën e sotme ndaj Mainz, e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligës. Në moshën 40 vjeç e 225 ditë, Neuer parakaloi mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Bernd Dreher (40 vjeç e 198 ditë), duke u bërë kështu lojtari më i vjetër në moshë që ka veshur fanellën e Bayern Munich.
Në historinë e Bundesligës, Neuer renditet si lojtari i gjashtë më i vjetër. Para tij renditen vetëm Edin Dzeko (Schalke 04), Claudio Pizarro (Werder Bremen), Toni Schumacher (Borussia Dortmund), Uli Stein (Arminia Bielefeld) dhe mbajtësi i rekordit, Klaus Fichtel (Schalke 04). Fichtel e luajti ndeshjen e tij të fundit në vitin 1988, në moshën 43 vjeç e 184 ditë.
Pavarësisht rekordit, Neuer luajti vetëm 40 minuta dhe më pas u largua i dëmtuar duke u zëvendësuar nga Jonas Urbig. Neuer u largua duke çaluar nga fusha. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe sa do të mungojë portieri i bavarezëve. Vitet e fundit, Neuer ka vuajtur shpesh nga dëmtimet, gjë që është kthyer në një makth për të.
The post Neuer shkruan historinë te Bayern Munich, por është i pafat. Luan vetëm 40 minuta dhe më pas rikthehet makthi i sezoneve të fundit appeared first on Telesport.
