Skuadra e New York Knicks fitoi sot finalen e parë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Në fushën e saj, skuadra nju-jorkeze nuk zhgënjeu, duke mundur 115-104 Cleveland.

Një sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, e cila u vendos pas kohës shtesë në favor të ekipit vendës. Cavaliers, pasi eliminuan Detroit në gjysmëfinale, synuan edhe sot të bëjnë surprizën, por pa sukses.

6 basketbollistë të Cleveland realizuan mbi 10 pikë (Donovan Mitchell me 29 pikë më i miri), por s’mjaftoi për të fituar. Për New York, Jalen Brunson realizoi 38 pikë, duke shkëlqyer në parket (të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë).

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland, 115-104 (1-0)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio, (0-1)

The post New York buzëqesh pas kohës shtesë me Brunson, fiton finalen e parë play off ndaj Cleveland appeared first on Telesport.