Milani mposhti Atalantën 3-2, por vuajti më shumë seç duhej në minutat e fundit. Adrien Rabiot nuk e fshehu pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës: “Pjesën e parë e zhvilluam shumë mirë, por në të dytën, në mënyrë të çuditshme, humbëm fillin e ndeshjes. Jam i zemëruar, sepse nuk ka kuptim të luash mirë në pjesën e parë dhe më pas paraqitesh kështu. Fatmirësisht fituam, por nuk e di nëse e meritojmë. Nuk mund të luajmë në atë mënyrë si në pjesën e parë dhe pastaj të paraqitemi kështu”.
Mesfushori shpjegoi edhe arsyet e rënies së Milanit, pavarësisht avantazhit prej tre golash: “Nuk është çështje fizike, por mendore. Kur ishim në avantazh 3-0, ulëm vigjilencën dhe përqendrimin. Përballë një skuadre cilësore rrezikon të barazohesh e madje të humbasësh.
E kisha thënë edhe pas ndeshjes me Sassuolon; duhet të punojmë për mentalitetin. Edhe lojtarët që hyjnë nga stoli duhet të japin më shumë dhe të futen mirë në lojë. Kur humbet përqendrimin, rrezikon ta humbasësh ndeshjen. Gjithsesi, janë tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe jemi shumë të lumtur”.
The post Nga 3-0 në 3-2, Rabiot i ashpër me kuqezinjtë: Jam i zemëruar, nuk e di nëse e merituam këtë fitore appeared first on Telesport.
