Dje u prezantua trajneri i ri i kombëtares sonë kuqezi. Presidenti Duka i besoi një italiani tjetër, i pesti në epokën e tij në krye të FSHF-së. Rolando Maran nuk është pritur me shumë entuziasëm në mjedisin futbollistik në vendin tonë, megjithatë kështu ndodhi edhe me De Biasin, i cili më pas na dërgoi për herë të parë në finalet e një Europiani (“Francë 2016”).

Duke pasur “pasaportë” të njëjtë, ne po mundohemi të bëjmë një analizë profesionale mes tre italianëve, Gianni De Biasi, Edy Reja dhe Rolando Maran (pa përfshirë Dosena dhe Panucci, që nuk kanë pse merren në konsideratë për ndikimin që kanë pasur), bazuar në CV, filozofi taktike, modele loje dhe rezultate konkrete. Qëllimi është të parashikojmë sa mundet çfarë presim nga Maran në organizim, disiplinë, taktikë dhe vazhdimësi metodologjike.

De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme, do e doja  në ekip një si ai – Abc News

De Biasi, Reja, Maran; vazhdimësi apo ndryshim?
Gianni De Biasi (2011–2017)
Eksperiencë në Serie A/B (Modena, Torino, Udinese)
Me Shqipërinë: 52 ndeshje
“EURO 2016” (kualifikim historik)
Sistemi: 4-3-3 / 4-5-1 fleksibël
Identiteti: ndërtues sistemi dhe motivues i madh psikologjik.

Edoardo Reja (2019–2022)
40+ vite karrierë (Napoli, Lazio, Atalanta)
Me Shqipërinë: 38 ndeshje
Promovim në Ligën B të “Nations League”
Identiteti: Trajner me eksperiencë

Rolando Maran (2026– )
Serie A/B (Catania, Chievo, Cagliari, Genoa)
Mbi 250 ndeshje në Serie A si trajner
Me Catania: vendi 8 (rekord klubi)
Me Chievo: organizim defensiv elitar
Identiteti: strukturë, disiplinë, “low-risk football”

Në Itali e bëjnë të sigurt, Edy Reja drejton dy ndeshjet e fundit me  Shqipërinë! Tregojnë emrin e zëvendësuesit - Shqiptarja.com

ORGANIZIM DHE DISIPLINË
De Biasi krijoi një strukturë të fortë kolektive me kuqezinjtë, përdori bllok të mesëm kompakt, linja të ngjeshura (distanc të vogla mes reparteve), presing selektiv. Ai krijoi një kombëtare të bashkuar, pa yje, që mendonte së pari të mos pësonte gol. Pra, ishte trajner tipik pragmatist.

Edy Reja tentonte disiplinën pa rrezikuar. Ishte më konservator se De Biasi, por me fokus të njëjtë: të mos humbet ndeshja. Kombëtarja kuqezi me të në krye kishte ritëm më të ulët, me theks menaxhimin e energjive. Zhvillonte pak presing të lartë, e kërkonte me pragmatizëm rezultatin.

Ronaldo Maran aplikon strukturë italiane klasike. Sipas analizave të Serie A, ai shquhet për organizim defensiv të theksuar, i përshtatshëm për skuadra “të mbijetesës”. Orientohet drejt disiplinës taktike, kompaktësisë dhe agresivitetit në lojë. Aplikon sulm të kujdesshëm, nuk është spektakolar. Spikat më së shumti për mbrojtjen e konsoliduar dhe kontrollin e riskut.

TAKTIKA (SISTEM LOJE)
De Biasi përdorete 4-5-1 / 4-3-3, me tranzicion të shpejtë, fokus te kundërsulmi dhe përdorimi maksimal i krahëve. Shqipëria e tij shkoi në “EURO 2016” si skuadër që vuante pak dhe godiste me efektivitet.

Reja pëlqente 3-5-2 / 4-2-3-1, me kontroll më të ulët të topit, mbrojtje të thellë në momente kyçe. Binte në sy për lojë më të menaxhuar se sa agresive. Me të në stol, Shqipëria ishte më e qëndrueshme, por më pak e rrezikshme në sulm.

Maran preferon 4-3-3 / 4-4-2 fleksibël. Kjo nënkupton linjë defensive e organizuar, presing i moderuar dhe jo agresiv. Prioritet për të është mos pësimi i golave, pastaj krijimi i rasteve. Pra, është trajner tipik i Serie A, nga ata që synojnë mesin e klasifikimit.

Rolando Maran, the coach that Albania deserved! From Trento to Tirana, a  long career, a great mission! - Sport

NGJASHMËRITË MES TYRE
I përkasin të njëjtës shkollë futbolli, asaj italiane. Të tre ndajnë: disiplinën taktike, organizimin defensive, strukturë mbi improvizimin. Kanë mentalitet të njëjtë “rezultati para modulit”; rezultati para spektaklit, minimizim i rrezikut, skuadër kompakte, adaptim ndaj skuadrave të vogla, fokusi tek efikasiteti, jo dominim me topin.

DALLIMET KRYESORE

A ËSHTË MARAN, “FOTOKOPJE” E DE BIASIT?
Jo, në nivel rezultatesh historike. De Biasi krijoi identitet kombëtar, arriti “EURO 2016”, ndryshoi mentalitetin e futbollit shqiptar. Kjo është unikale dhe e papërsëritshme në kontekstin aktual.

Maran ngjason me De Biasi në filozofinë bazë të futbollit. Konkretisht, trajneri ynë i ri kuqezi ndjek “model italian organizimi”, me fokus disiplinën dhe bllokun defensive. Ndërton skuadra të strukturuara, jo kreative. Pra, ngjason me “versionin modern më pragmatik” të De Biasi/Reja

A DO TË JETË VAZHDIMËSI ITALIANE APO NDRYSHIM?
Sipas të gjitha gjasave, duke iu referuar analizës më lart, presim vazhdimësi me Maran në: strukturë taktike, disiplinë, identitet mbrojtës, mentalitet “mos humb”. Ndryshime të mundshme mund të parashikohen këto: më pak karizëm transformuese se De Biasi, më pak fleksibilitet taktik se Reja, më shumë “pragmatizëm Serie A” sesa projekt kombëtar afatgjatë.

Konkluzioni? Shqipëria me Maran në drejtim nuk po hyn në ndonjë “revolucion”, por në evolucion të kontrolluar Italian. Me De Biasi patëm “revolucion” historik, me Edy Reja stabilizim dhe menaxhim, ndërsa me Maran pritet strukturë pragmatike më moderne.

Pra, po, ka vazhdimësi të shkollës italiane te kuqezinjtë, por jo “kopje” të De Biasit, as Edy Reja. Maran është më shumë “version i ri defensiv-modern”, jo “copy-paste” i paraardhësve të tij kuqezinj italianë.

The post Nga De Biasi te Reja dhe Maran; çfarë trashëgon dhe ndryshon kombëtarja kuqezi “made in Italy” appeared first on Telesport.