Pas përparimit të arritur në negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për hekurudhën që duhet t’i lidhë dy shtetet, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të kërkojë nga Bashkimi Europian që tuneli i diskutueshëm të financohet me mjete nga Unioni dhe ato të jenë të pakthyeshme, përkatësisht në formë granti, përcjell TV21. Sipas Mickoskit, javën e ardhshme në Bruksel do të zhvillohen bisedime në nivel teknik-ekspertësh për detajet, dhe ai pret që atëherë BE të tregojë nëse do të ndajë fonde.
