Është periudhë provimesh për Kimi Antonelli, pilotin 18-vjeçar të Mercedes, që në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Montreal, korri podiumin e parë në karrierë. Jo vetëm kaq, por për herë të parë pas 16 vitesh një pilot italian u ngjit në podium.
Por tashmë për Antonelli nis një tjetër “test” i vështirë, ai i provimeve të maturës. Ai ndjek me sukses Institutin “Gaetano Salvemini” në Casalecchio di Reno, një nga komunat më të populluara në periferi të Bolonjës.
Dhe, ashtu si shokët e klasës, këtë javë do të ketë testin e parë me shkrim. “Nëse do të diplomohem do të duh et të bëj provimin e pjekurisë. Si gjithë të tjerët, nuk ka asnjë privilegj se jam një pilot i Formula 1
“Kam bërë sakrifica, por kam komunikuar edhe me shokët e klasës. Këto do të jenë kujtime që do të mbeten gjithmonë“, tha Antonelli, që ka një mesatare të mirë, mbi 8 çdo vit. Pjesëmarrja ka qenë konstante, brenda kufijve të angazhimeve të tij sportive.
The post Nga podiumi i parë në Formula 1 në provimin e maturës, talenti i Mercedes: Nuk ka privilegje appeared first on Telesport.
