Me fitoren e sotme 0-1 në transfertën ndaj Veronës, Como siguron pjesëmarrjen në Kupat e Europës për herë të parë në historinë e saj 119-vjeçare. Pas një periudhe krize dhe një sërë falimentimesh, historia e këtij klubi nisi të ndryshojë në vitin 2019, kur Grupi Djarum i Indonezisë bleu aksionet.
Në atë periudhë, Como ishte pjesë e nivelit të fundit të futbollit në Itali, Serie D, një divizion me 168 ekipe dhe nëntë grupe, ku fjala profesionalizëm nuk gjen vend.
Më pas, nga në sezoni në sezon, filloi ngjitja graduale e Como-s, nga njëra kategori në tjetrën. Në nëntor të vitit 2023, kur Como garonte në Serie B, emërohet fillimisht trajner i përkohshëm Cesc Fabregas. Në fund të atij sezoni, spanjolli bëhet trajner i përhershëm, pasi riktheu ekipin në Serie A.
Sezonin e kaluar 2024-2025 synimi ishte qëndrimi në elitë. Sezonin aktual synimi ishte kualifikimi për në Kupat e Europës. Me siguri që ky ekip nuk do ndalet me kaq…
The post Nga Serie D në Europë, rrugëtimi i pabesueshëm i Como-s brenda pesë viteve appeared first on Telesport.
