Me mbylljen e sezonit të rregullt të Abissnet Superiore, janë përcaktuar 4 ekipet që do të vazhdojnë garën për titullin kampion të këtij sezoni: Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo.
Për 4 klubet do të ketë një përgjysmim pikësh. Duke qenë se Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo e mbyllën sezonin e rregullt me numër tek pikësh, humbin në këtë rast nga një pikë. Elbasani ka përgjysmim pikësh pa “humbje”, pasi e mbylli renditjen me numër çift.
1. Vllaznia 31 pikë
2. Elbasani 31 pikë
3. Egnatia 28 pikë
4. Dinamo 24 pikë
Të gjitha ndeshjet për të tre javët do të luhen në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në orën 19:00. Ekipi që do të grumbullojë më shumë pikë bashkë me këto të përgjysmuarat do të shpallet kampion i këtij sezoni.
Java e parë
Vllaznia-Dinamo, 16 maj
Elbasani-Egnatia, 17 masj
Java e dytë
Vllaznia-Egnatia 23 maj
Elbasani-Dinamo 24 maj
Java e tretë
Egnatia-Dinam0 29 maj
Vllaznia-Elbasani 31 maj
The post Si do të funksionojë “Final Four” këtë sezon? Përgjysmim pikësh për 4 klubet, mësohet kalendari i përballjeve appeared first on Telesport.
