Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti për Çështje Civile – Sektori për Çështje Administrative në Shtip, duke filluar nga sot (04.06.2026), në fushën e regjistrimit të automjeteve do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 18:00, si dhe me orar shtesë të shtunave nga ora 08:00 deri në ora 12:00.

Orari i zgjatur i punës është vendosur me qëllim që t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe të mundësojë një shërbim më efikas dhe më të shpejtë në procedurat e regjistrimit të automjeteve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se më tej në avancimin e shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve./Alsat.mk,

The post Nga sot orar i zgjatur pune në Seksionin për Çështje Administrative në Shtip për regjistrimin e automjeteve appeared first on Alsat.