Kanë startuar sot ndeshjet e para çerekfinale play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i New York mundi 113-102 Atlanta. Jalen Brunson me 28 pikë e Karl-Anthony Towns me 25 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze.

Po në Lindje, ekipi i Cleveland mundi 126-113 Toronto. Një ndeshje emocionuese deri në fund, ku për Cavaliers u dallua Donovan Mitchell, autor i 32 pikëve, mbështetur nga James Harden me 22 pikë e 10 asist.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Lakers triumfoi 107-98 ndaj Houston, në një ndeshje me rivalitet. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 14 pikë, ku surprizë ishte Luke Kennard, autor i 27 pikëve.

Fiton edhe skuadra e Denver, që në fushën e saj mundi 116-105 Minnesota, sfidë ku vendasit kishin vazhdimisht një epërsi të lehtë. Jamal Murray me 30 pikë ishte shënuesi më i miri, ndërsa Nikola Jokic e mbylli me një “triple double” (25 pikë, 13 rebound, 11 asist).

Konferenca e Lindjes, cerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando

(2-7), Boston – Philadelphia

(3-6), New York – Atlanta, 113-102 (1-0)

(4-5), Cleveland – Toronto, 126-113 (1-0)

Konferenca e Perëndimit, cerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix

(2-7), San Antonio – Portland

(3-6), Denver – Minnesota, 116-105 (1-0)

(4-5), Lakers – Houston, 107-98 (1-0)

The post Nisin çerekfinalet play off/ Lakers e Denver triumfojnë në sfidat e para, fitore edhe për New York e Cleveland appeared first on Telesport.