Bayern po punon që tani për merkaton e verës. Plani i drejtuesve bavarezë është të bëjnë goditjet e duhura përpara nisjes së Kampionatit Botëror, ku lojtarëve u rritet vlera.
Rekordmenët e Bundesligës duan të shfrytëzojnë krizën e Newcastle për të bërë një afrim dinjitoz. Objektivi primar është Gordon, i cili mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues. Nuk përjashtohet mundësi që të huazohet sulmuesi Woltemade, i cili vjet kërkohej nga Bayern, por zgjodhi klubin e Premier League.
Plani tjetër i Bayern është krahu i djathtë i mbrojtjes. Givairo Read i Feynoord duket 99% gati për të veshur fanellën bavareze. Ai kushton 30-35 mln euro.
Për sa i përket roleve të tjera, mediat gjermane ende nuk kanë zbuluar ndonjë emër konkret.
The post Rrezikohet rritja e vlerës, Bayern përgatit dy blerje para nisjes së Botërorit appeared first on Telesport.
