Pjesa e parë e supersfidës së javës së 9-të në Premier League mes Liverpool-it dhe Arsenalit ëhstë mbyllur 0-1 në avantazhin e londinezëve.

Rasti i parë i rrezikshëm në “Anfield” ishte ai i golit të Arsenalit në minutëne 16-të. Ku pas një topi të humbur nga Alisson Becker, “Topçinjtë” gjetën avantazhin me Kai Havertz, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të Declan Rice.

Në minutën e 24-të, londinezët i afrohen golit të dytë, por goditja e Bruno Guimaraes përfundoi fare pranë shtyllës së majtë. Në minutën e 29-të, Cody Gapko rrëzohet në zonë pas kontaktit me Tzolis. Vendasit pretendojnë për penallti, por arbitri mendon ndryshe. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe i qëndron vendimit të parë, nuk ka penallti për Liverpool.

Në minutën e 35-të, Liverpool sërish pretendon për penallti, pas konataktit brenda në zpnë mes Jurrien Timber dhe Alexander Isak. Sërish nuk ka penallti.

Në minutën e 39-të, traversa i mohon golit Florian Wirtz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin.

SHIKOGOLIN

The post Një gol dhe dy pretendime për penallti, mbyllet pjesa e parë në Liverpool-Arsenal (video) appeared first on Telesport.