Virgil van Dijk ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani nuk ka bisedime konkrete për një rinovim të mundshëm. Mundo Deportivo zbulon se Liverpool ende nuk i ka paraqitur një ofertë zyrtare për rinovim qendërmbrojtësi holandez, çka ka ngritur dyshime se ai mund të lejohet falas si lojtar i lirë.

Pavarësisht moshës, 35 vjeç, Van Dijk mbetet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe interesi për të është shumë i madh. Një nga klubet e interesuara për Van Dijk është Real Madrid.

Klubi madrilen shpreson të përsërisë rastin e Ibrahima Konate, i transferuar në verën e fundit si lojtar i lirë. Sipas raportimeve të ndryshme të bëra der tani, duket se dëshira e Van Dijk është të transferohet te Barcelona.

Një gjë është e sigurt, në rast se vendos të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, Van Dijk do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së ardhshme.

The post Një tjetër marrëveshje si ajo me Konate? Real Madrid vihet pas yllit tjetër të Liverpool-it appeared first on Telesport.