Në një intervistë të fundit për Corriere dello Sport, me rastin e ditëlindjes së 50-të, Francesco Totti foli gjerë e gjatë për karrierën e tij, por u ndal edhe te Roma aktuale. Totti nuk ngurroi të “thumbonte” Paulo Dybala, i cili mban numrin 10 te verdhekuqtë.
Ish-legjenda e Romës u shpeh se ky numër ikonik nuk mund t’i jepet një lojtari që luan mirë vetëm pesë apo gjashtë ndeshje.
“Numri 10 për Dybala-n? Nuk i jepet dikujt numri 10 vetëm sepse ka luajtur mirë në pesë, gjashtë apo shtatë ndeshje. Gjithmonë kam thënë se duhet ndërtuar një rrugëtim që i mundëson një lojtari të rëndësishëm të qëndrojë te Roma për një kohë të gjatë. Nuk ka numra 10 të përkohshëm. Në fund, vendimi nëse do t’i jepet numri 10 Dybala-s, Marco-s apo Luca-s, i takon klubit”, tha Totti.
Deri tani nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga ana e yllit argjentinas.
The post “Thumbi” i ashpër i Totti-t ndaj Dybala: Fanella me numrin 10 nuk i jepet dikujt që luan mirë në gjashtë apo shtatë ndeshje… appeared first on Telesport.
