Një akuzë për përdhunim rëndon mbi kapitenin e kombëtares së Kepit të Gjelbër, Ryan Mendes. Sipas medias braziliane “Globo”, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Zelandën e Re, ndërsa policia e Auckland ka hapur hetim ndaj futbollistit, i cili po merr pjesë në Botëror me kombëtaren e tij, që ka arritur historikisht në fazën e 1/16-ve.
Sipas denoncimit, një grua braziliane, e cila punoi si përkthyese për kombëtaren e Kepit të Gjelbër gjatë një turi në Oqeani, në mars, pretendon se Mendes hyri në dhomën e saj, e dhunoi fizikisht dhe më pas e përdhunoi. “Globo” publikoi edhe fotografi të lëndimeve të saj. Sipas raportimit, si Federata e Futbollit e Kepit të Gjelbër ashtu edhe FIFA u njoftuan, me kërkesën që Mendes të përjashtohej nga Botërori, por gruaja thotë se nuk mori përgjigje.
FIFA deklaroi: “Jemi në kontakt me autoritetet e Zelandës së Re. FIFA i merr jashtëzakonisht seriozisht këto akuza, por nuk komenton hetimet në zhvillim”. Ndërkohë, “Globo” publikoi edhe një bisedë në WhatsApp ku një zyrtar i federatës e cilësonte çështjen si “problem personal të Ryan”.
The post Njolloset Botërori, akuzë për pë*dhunim ndaj kapitenit të Kepit të Gjelbër. FIFA “ngre supet”… appeared first on Telesport.
