Luis Enrique nuk beson te matematika, por te fusha dhe loja. Trajneri i PSG është shprehur se kurrë nuk do të zgjidhte për të punuar me një skuadër që ka tre yje absolutë si Messi, Neymar dhe Mbappe.
Arsyeja është e thjeshtë. Sipas tij, yjet nuk fitojnë trofe, por një skuadër mundet, nëse kompozohet mirë. Tekniku po planifikon të krijojë yje dhe jo të importojë yje në Paris.
“Nuk më duhen yjet. Do krijojmë yjet tanë. Nuk do të isha bërë kurrë trajneri i PSG-së me ata të tre në skuadër. Nëse vetëm ekipi me lojtarët më të mirë në botë do të fitonte titujt, atëherë PSG sot do të kishte 8 Champions. Pse nuk i ka? Sepse duhet skuadra, jo yjet”.
The post “Nuk dua Messi-Mbappe-Neymar, sepse nuk fiton asnjë trofe në Champions” appeared first on Telesport.