Pavarësisht se dy sulmuesit kreysor, Joao Pedro dhe Cole Palmer mungonin mbrëmë ndaj Liverpool në Carabao Cup, Xabi Alonso la gjithë kohës në stol, Estevao-n. Braziliani ka luajtur vetëm 163 minuta këtë sezon, ku 125 minuta prej tyre kanë në qenë në raundet e mëparshme të Carabao cup.

Në këtë situatë, Estevao po mendon largimin nga “Blutë” gjatë merkatos së janarit, pasi duket se ka humbur përfundimisht besimin e trajnerit Xabi Alonso. Estevao pritetj të kishte një rol protagonisti këtë sezon dhe të merrte më shumë përgjegjësi, ndërkohë që po ndodh komplet e kundërta.

Kujtojmë që Chelsea pagoi 60 milionë euro te Palmeiras në verën e vitit 2025, por deri tani braziliani nuk e ka justifikuar aspak këtë shumë. Megjithatë, interesi për të është shumë i madh si brenda Premier League, ashtu edhe në ligat e tjera elitare. Ndaj, gara mes klubeve të tjera për të do të jetë shumë e fortë.

The post Nuk duron dot më këtë, sulmuesi kërkon largimin nga Chelsea për shkak të Xabi Alonso-s appeared first on Telesport.