Pas humbjes së parë për këtë sezon në Serie A, 2-4 ndaj Bologna, Milan nuk humb kohë dhe nis përgatitjet për derbin e fundjavës, ndaj Interit. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bologna, me tetë lojtarë të dëmtuar, ndërsa Fikayo Tomori u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Gjendja e tij do të vlerësohet sot.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani shpreson që Mario Gila dhe Diego Moreira të jenë gati për derbin e së shtunës kundër Interit, ndërsa rikthimi i Adrien Rabiot në fushë duket i pamundur.

Francezi është duke u rikuperuar nga një dëmtim në pulpë. Lojtarët e tjerë të dëmtuar – Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukueze, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers, të cilët sipas të gjitha gjasave do të mungojnë në “Derby della Madonnina”.

“Besoj se një ose dy prej tyre mund të rikuperohen; ndoshta mund të rrezikojmë me ta. Do të shohim,” tha Ruben Amorim gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

The post Te Milan kryqëzojnë duart, shpresojnë që të rikthehen për derbin dy lojtarët e rëndësishëm për Amorim appeared first on Telesport.