I ftuari i radhës në Episodin 258 në Versus, ishte ish-kapiteni i Shqipërisë dhe Hannover 96, Altin Lala. Mes shumë gjërash të tjera, Lala lëshoi deklarata të forta për Joshua Kimmich, duke e konsideruar si një lojtar super të mbivlerësuar.

Po ashtu Lala shtoi se Kimmich është bullizuar në shkollë, ndaj nuk di të luftojë dhe nuk është lidër.

“E patë ndaj Parisit? E tërhiqnin zvarrë, mezi pret që të bëhet një faull. Pasat e tij janë vetëm anësore dhe mbrapsh. Nuk ka asnjë anë të fortë Kimmich, përveç atyre topave të gjatë mbas shpine kur nuk ka kundërshtarë përballë.  Guardiola bëri gabim që e mori dhe e futi në krah të djathtë te Bayern, se aty i prishte më pak punë”, tha Lala.

Momenti më epik ishte kur Lala imitoi në studio momentin kur Kimmich bëhet gati për të ezkekutuar goditjet e këndit.

Episodin e plotë të Versus 258 mund ta ndiqni KËTU

The post “Nuk është lider, është bullizuar në shkollë. Nuk di të japë një pasim”, Altin Lala me deklaratë të fortë për Joshua Kimmich në Versus (video) appeared first on Telesport.