“Nuk frikësohem”/Dëmtohet vetura e gazetarit Naser Selmani

Persona të panjohur tani për tani, me thikë i ka dëmtuar gomën e makinës të gazetarit Naser Selmani. Lajmin e ka bërë të ditur vet gazetari, ndërsa thotë se ka qenë e parkuar para ndërtesës ku jeton në Shkup.

Selmani thotë se, përveç asaj që e ka paraqitur rastin në polici, ai ka biseduar edhe me ministrin Pançe Toshkovski, nga i cili pret që të zbulohen autorët e dëmtimit të qëllimshëm të veturës së tij.

Madje, ka dhënë afat dy javë për kapjen e autorëve, në të kubdërtën – siç është shorehur Selmani, do të publikojë enrat e të dyshuarve që mund të qëndrojnë prapa këtij akti të shëmtuar.

Naser Selmani së fundmi ka hedhur akuza të rënda ndaj koalicionit VLEN, ndërsa i akuzon të njëjtit për paaftësi dhe bërje politikë që po ndihmon në zgjerimin e të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i gazetarit Naser Selmani:

Të dashur miq, Ju njoftoj se sot në mëngjes kam vërejtur se dikush me thikë ka dëmtuar gomën e makinës të parkuar para ndërtesës ku jetoj në Shkup.

Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askend! Rastin e paraqita në polici dhe pata një bisedë të shkurt me ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovskin për ta njoftuar për këtë incident dhe kërkova të zblulohen autorët dhe inspiratorët e krimit.

Ministri më premtoi se do punojnë për zbardhjen e rastit.

Unë jam gazetar dhe nuk jam anëtar i asnjë partie politike. Jam qytetar i zakonshëm, shqiptar dhe anëtar i Lëvizjes Bota Shqiptare!

Me këtë rast, ftoj kryeministrin Mickovski dhe liderët e partive shqiptare të dënojnë këtë akt të shëmtuar kundër një gazetari dhe të distancohen nga këto veprime të shëmtuara të dhunës kundër lirisë së fjalës.

Unë kam dyshimet e mia, por njëherë nuk do të flas para se policia të merr kohën e duhur për të kryer detyrën e saj, të zbulojë autorët dhe inspiratorët e këtij sulmi dhe të kërkoj prej organeve të drejtësisë ndëshkimin e kriminelëve.

Nëse për një afat të arsyeshëm prej dy javësh, policia dhe organet e hetuesisë nuk zbulojnë autorët e inspiratorët e krimit, atëherë me opinionin do të ndajë dyshimet e mia se kush qëndron pas këtij akti kriminal.

Nëse diskush mendon se me metoda kriminale mund të më frikësojnë, e kanë shumë gabim. Keni zgjedhur njeriun e gabuar.

Edhe njëherë përsëris, nëse policia nuk mbron qytetarët e vet, atëherë si qytetar dhe shqiptar kam të drejtën e Zotit për vetëmbrojtje.

Poashtu do ju drejtohem organizatave ndërkombëtare, shtetit shqiptar dhe Kosovës të marrin në mbrojtje shqiptarët dhe gazetarët e rrezikuar në Shkup!