Pasi u largua nga drejtimi i përkohshëm i Real Madridit, Alvaro Arbeloa është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Spanjolli është në bisedime për të drejtuar Fulham.
Klubi londinez është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Marco Silva. Sipas The Athletic, drejtuesit e Fulham besojnë se Arbeloa do të ishte njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të tyre, ku synimi kryesor për sezonin e ri do të jetë sigurisht qëndrimi në elitë.
Në anën tjetër, Arbeloa ka shprehur disa herë gatshmërinë për të nisur një eksperiencë të re, pas asaj që mbylli te Real Madrid, që për fatin e tij të keq nuk shkoi siç ai i priste.
The post Nuk i eci te Real Madrid, Arbeloa gati të porovojë veten në Pl. Spanjolli është kandati kryesor për të drejtuar klubin londinez appeared first on Telesport.
