Një ditë para ndeshjes së parë këtë Botëror, atë ndaj Senegalit, trajneri i Francës në konferencën e sotme për shtyp, ka zbuluar ekipin favorit për të fituar trofeun.
“Nëse ka një ekip favorit, është padyshim Spanja. Edhe pse Franca, si gjashtë ose shtatë kombëtare të tjera, kanë ambicien për të fituar këtë trofe, rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë, si gjithmonë.
Franca ka potencial të nivelit të lartë, madje edhe me një rinovim të skuadrës. Por, nuk e them dot se Franca është më e fortë se të tjerat. Favoriti i madh është Spanja, nuk kam dyshim për këtë”, përfundoi Deschamps.
“Gjelat” bëjnë pjesë në grupin I, bashkë me Senegalin, Norvegjinë dhe Irakun.
The post “Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, Deschamps tregon favoritin e madh për këtë Botëror appeared first on Telesport.
