Sot moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja, ndërsa në pjesët lindore nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 33 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i nxehtë dhe me erë. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.
Vala e të nxehtit që vjen nga jugu do të vazhdojë deri në fund të javës. Temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 33°C, ndërsa në disa vende do të kalojnë 40°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës.
