Skuadra greke e Olympiacos është shpallur kampione e Europës në basketboll për meshkuj pr sezonin 2025-2026. Në finalen e luajtur në Athinë, skuadra vendase mundi 92-85 Real Madrid.
Ky është triumfi i katërt në historinë e Euroleague për Olympiacos, që rikthehet te titulli pas 13 vitesh. Në shtëpinë e saj, skuadra greke nuk zhgënjeu, duke mposhtur një rivalë të fortë si “los blancos”.
Një ndeshje me hope nga të dyja ekipet, që nisi më mirë për spanjollët (19-26), por grekët rikuperojnë në çerekun e dytë (46-44). Edhe në periodën e tretë është Real Madrid që luan më mirë (61-67).
Gjithsesi, në çerekun e fundit vendasit bëjnë diferencën në fushë, ku shkëlqen Fournier me 20 pikë (MVP), mbështetur edhe nga Peters me 16 pikë. Për spanjollët, nuk mjaftuan 24 pikët e Lyles.
Euroleague-Gjysmëfinale
Olympiacos – Fenerbahce, 79-61
Valencia basket – Real Madrid, 90-105
Euroleague-Finale
Olympiacos – Real Madrid, 92-85
The post Olympiacos “kampion i Europës”, grekët mundin Real Madrid në finalen e Euroleague appeared first on Telesport.
