Pengesa kryesore për ekstradimin e Gruevskit është e drejta e azilit që ai gëzon aktualisht. Përderisa kjo nuk hiqet, çdo kërkesë do të refuzohet, pavarësisht vullnetit politik të të dyja palëve. Heqja e azilit është një proces ligjor i ndërlikuar që mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite. Sipas profesorit universitar Afrim Osmani, i cili foli në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, kjo procedurë është e rregulluar në mënyrë të detajuar me ligj si në Maqedoni ashtu edhe në Hungari.

“Për derisa nuk eliminohet pengesa e së drejtës së azilit që e gëzon për momentin ish Kryeministri Gruevski, çdo kërkesë që do të parashtrohet më tutje do të jetë negative. pamarrparasysh vullnetin pozitiv politik të Hungarisë por edhe këtu në vend që e kanë të dyja palët, përgjigja do të jetë negative. E gjithë kjo për shkak se është një procedurë që në mënyrë të detajuar përshkruhet në ligj si në vendin tonë ashtu edhe në Hungari. Për tu marrë e drejta e azilit është një procedurë e tërë e cila mund të zgjasë muaj të tëre por nuk përjashtohen edhe vite të tëra.”  deklaroi; Afrim Osmani – Profesor Universitar

The post Osmani: Derisa është azilant, Gruevski s’mund të ekstradohet appeared first on Alsat.