Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.