Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me shi më të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtër (mbi 20 litra/ m²), erë e fuqishme (mbi 60 km/h) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Në Shkup, mot pjesërisht i vranët në mëngjes, jostabil me shi të rrëmbyeshëm në pasdite.