Pavarësisht se ka shpenzuar mbi 260 milionë euro këtë merkato deri tani, Tottenham ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League, duke u mundur në transfertë 3-0 nga Brentford.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, ku pas një aksioni fantastik dhe asistit të Mamadou Sangare ishte Keane Leëis-Potter që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN1

Në minutën e 33-të ishte Vitaly Janelt që dyfishoi shifrat. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Brentford. SHIKOGOLIN2

Në fillim të pjesës së dytë, Brentford trefishon shifrat. Italiani Michael Kayode shënon golin e tretë, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN3

Në minutën e 54-të, Kevin Schade pengohet në zonë, arbitri nuk ka dyshime që është penallti. Godet Igor Thiago, topi përplaset në shtyllë.

Brentford i drejtuar nga irlandezi Keith Andrews e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke marrë një fitore bindëse 3-0 ndaj një ekipi të konsideruar edhe si pretendent për titullin këtë sezon. Roberto De Zerbi ka ende shumë punë për të bërë.

The post Paratë nuk mjaftojnë, Tottenham turpërohet në ndeshjen e parë të sezonit të ri në PL (video) appeared first on Telesport.