Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu gjatë takimit me gazetarët tha se tashmë kanë nisur të shqyrtojnë zgjidhjen e problematikës së parkingut në qendrën klinike “Nënë Tereza”. Sipas tij, janë disa ide për zgjidhje afatshkurtër, njëra ndër to është ndërtimi i parkingjeve jashtë qendrës klinike, por ende nuk vendim përfundimtar. Ndërsa për zgjidhje afatgjate tha se varet nga ndërtimi i qendrës së re klinike.

“Sipas analizës tonë të thellë që e bëjmë, do shohim se sa kemi pacientë që i shfrytëzojnë vendet e parkimit, sa kemi të punësuar dhe më pas do të dalim me një zgjidhje optimale afatshkurtër. Ndërsa zgjidhja afatgjatë e parkingut varet nga zgjidhja afatgjate e qendrës klinike dhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm të mos investohet në diçka që mundet nesër të mos jetë në funksion të qendrës klinike. Për zgjidhje afatshkurtër kemi ide, por nuk kemi zgjidhje për të informuar publikun”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë. /Alsat.mk

The post Parkingu në Qendrën Klinike, ministri Aliu shpalosë idetë për zgjidhje të problemit appeared first on Alsat.