Presidentin zviceran Gi Parmelin po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. U prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, përcjell TV21. Presidentët zhvilluan një takim tet-a-tet, pas së cilës pasoi një takim plenar i dy delegacioneve, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe. Presidentja e falënderoi presidentin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të integrimit evropian të Maqedonisë, si dhe për donacionet e shumta dhe të vlefshme në fusha kyçe si sundimi i ligjit, forcimi i institucioneve demokratike dhe mbrojtja e burimeve natyrore. Presidenti zviceran u takua edhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa pasdite me kryeministrin Hristijan Mickoski, në një takim mes biznesmenëve nga Zvicra dhe Maqedonia.
“E theksova rëndësinë e kritereve të Kopenhagës për evropianizimin tonë. Përfundova se ajo është parësore për ne, si shumë herë edhe tani, dhe me këtë do të përfundoj se gjeografikisht, me kulturë dhe histori, ne gjithnjë kemi qenë pjesë e Evropës dhe aty e kemi vendin. Ajo që e kërkojmë është të trajtohemi si të tjerët. Ajo që e kërkojmë është të përqendrohemi të sfidat e reformave dhe të mos e humbim energjinë për çështje joracionale”, tha Gordana Siljanovska-Davkova – presidente e RMV.
“Kushtet që lidhen me shkëmbimet ekonomike do të jenë temë qendrore e kësaj vizite. Në kuadër të takimi që sapo e kishim, nënvizuam rëndësinë e sundimit të ligjit, efikasitetin e institucioneve, stabilitetin dhe parashikueshmërinë. Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon është prioritet i politikës sonë të jashtme dhe jam i lumtur kur shoh që shtetet e këtij rajoni janë bërë më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Integrimi evropian mbetet faktor vendimtar për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Guy Parmelin – President i Zvicrës.
