Manchester City pritet të bëjë shumë ndryshime këtë verë. Nga “Qytetarët” do të ketë disa largime të rëndësishme, për të hapur rrugën e nënshkrimeve të reja.
Tashmë dihet që Bernardo Silva dhe John Stones do të largohen si lojtarë të lirë në fund të sezonit, pasi iu mbaron kontrata dhe s’do të ketë rinovim për ta.
Një tjetër lojtar me emër që pritet të largohet është Ruben Dias, i cili është nën kontratë deri në vitin 2029. Duke mos qenë një titullar fiks, portugezi është në kërkim të një aventure të re, ku do që të ketë mundësinë të jetë protagonist.
Mediet angleze zbulojnë se destinacioni i ri i Dias mund të jetë Inter. Klubi zikaltër ka shfaqur interes konkret për qendërmbrojtësin portugez dhe do të kërkojë të njëjtën mënyrë transferimi siç ndodhi me Manuel Akanji: huazim me të drejtë blerje.
The post Pas Bernardo Silva dhe John Stones, një tjetër lojtar “big” po përgatit largimin nga Man. City. Inter pret pas derës… appeared first on Telesport.
