Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Leipzig për transferimin e Yan Diomande, për një shifër mbi 100 milionë euro. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet ditën e nesërme. Tani objektivi i radhës për “Los Blancos” është Rodri.

Megjithatë, transferimi i “MVP-së” së Botërorit të fundit, nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Manchester City ka befasuar Real Madridin me kushtin e vendosur së fundmi: Rodri do të largohet vetëm për një ofertë 80 milionë euro.

Para fillimit të Botërorit, Manchester City mjaftohej me shifrën 60 milionë euro, por duke parë interesin e shtuar të Real Madridit dhe mbi të gjitha formën e jashtëzakonshme që tregoi Rodri me Spanjën, është rritur edhe vlera në treg e mesfushorit spanjoll.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Rodri-t me Man. City skadon në qershor të vitit 2027. “Qytetarët” nuk janë dorëzuar ende për Rodri-n dhe i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje pozitive nga mesfushori spanjoll.

The post Pas Diomande, e ka radhën Rodri. City befason Real Madridin me kërkesën e fundit appeared first on Telesport.