Pas sigurimit të marrëveshjes me Anthony Gordon, Barcelona ka filluar nga plani për transferimin e Julian Alvarez. Vetë lojtari ka dhënë “ok” e tij për kalimin te Baarcelona dhe ka rënë dakord për kushtet personale.

Tani ka mbetur pjesa më e vështirë që është gjetja e gjuhës së përbashkët me Atletico Madridin. “Colchoneros” kanë bërë të ditur se argjentinasi mund të largohet vetëm për shifrën 200 milionë euro, një shumë e vështirë për t’u përballuar nga katalanasit.

Megjithatë, sipas asaj që zbulon Sport, dy klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për shifrën 150 milionë euro. Sërish një shifër e madhe për Barcelonën, por katalanasit janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e tyre për të arritur tek Alvarez.

Bëhet fjalë për Fermin Lopez, për të cilin Barcelona pret oferta rreth 100 milionë euro. 23-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit, duke bërë që të rritet ndjeshëm vlera e tij në treg.

The post Pas Gordon, Barcelona fillon planin për Alvarez… vetëm se do të sakrifikohet dikush që tifozët e duan shumë appeared first on Telesport.