Arbana Pasholli nga BDI tha se ka ngecje dhe zvarritje të projekteve infrastrukturore në vend që ata të shtyhen para. Pasholli përmendi Korridorin 8 që siç tha, janë zvogëluar mjetet nga 15.1 mld denarë në 4 mld denarë. Tutje, Pasholli tha se Qeveria ka treguar se nuk ka vullnet të ndërtoj as autostradën Shkup-Bllacë.

“Korridori 8, projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i shtetit që nga pavarësia, i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, është një nga arteriet kryesore për  zhvillimin  ekonomik  dhe  integrimin rajonal dhe evropian.  Për fat të keq, qeveria me legjitimitet monoetnik qëllimisht zvarrit procedurat  e  nevojshme  për realizimin e këtij korridori evropian.  Menjëherë pas ardhjes në pushtet zvogëluan mjetet  buxhetore nga 15.1 mld denarë në 4 mld denarë.  Gjithashtu, kjo qeveri tregon se nuk ka vullnet të ndërtojë edhe autostradën Shkup – Bllacë. Edhe pse punimet e dy kilometershit të parë kanë përfunduar , ende nuk janë lëshuar në përdorim këto dy kilometra të përfunduar të   autostradës, ndërsa vonohet edhe zgjedhja e realizuesit të punimeve për ndërtimin  e  fazës së dytë prej 10 kilomentra të këtij aksi të rëndësishëm rrugor që lidh vendin tonë me Republikën  e Kosovës”, tha Arbana Pasholli.