Georgina Rodriguez ka vendosur t’i përgjigjet hapur komenteve që merr vazhdimisht për trupin e saj, duke ndarë një mesazh të fortë për vetëpranimin dhe dashurinë ndaj vetes.

Partnerja e Cristiano Ronaldos publikoi në Instagram disa foto me bikini, të shoqëruara me një rrëfim personal, ku theksoi se nuk e lejon më opinionin e të tjerëve të përcaktojë mënyrën se si ndihet për veten.

“Trupi im do të ndryshojë, siç ndryshojnë të gjitha trupat e grave. Dhe shpresoj që të vazhdojë të ndryshojë për shumë vite të tjera, sepse kjo do të thotë që jam ende gjallë”, shkroi Georgina.

ADVERTISING

Ajo tregoi se një nga mësimet më të rëndësishme që dëshiron t’u transmetojë gjashtë fëmijëve të saj, veçanërisht vajzave, është se vlera e një njeriu nuk lidhet me pamjen fizike apo me mendimet e të huajve.

“Dua që ato të dinë se vlera e një personi nuk mund të varet kurrë nga pamja e tij. Kjo është ajo që përpiqem t’u mësoj çdo ditë, bashkë me Chris-in, për të cilin jam krenare për vlerat që u përcjell si baba dhe si burrë”, u shpreh ajo.

Georgina zbuloi edhe një bisedë që pati me Cristiano Ronaldon, pasi u ndje e lënduar nga komentet që e etiketonin si “të shëndoshë”. Sipas saj, futbollisti i kujtoi se ajo nuk duhet ta ndërtojë vetëvlerësimin mbi imazhin.

“Ti nuk jeton sipas imazhit tënd. Ti jeton sipas asaj që je. Një grua perfekte, e bukur, me një trup të mrekullueshëm, një nënë, një person i mirë, e suksesshme dhe një grua që jeton jetën me dashuri. Çfarë më shumë mund të duash?”, tha ajo t’i ketë thënë Ronaldo.

Modelja theksoi se kritikat ndaj trupit të saj përsëriten pothuajse çdo verë.

“Gjëja qesharake është se kjo ndodh çdo verë. Çdo vit trupi im bëhet përsëri lajm”, shkroi ajo, duke ngritur pyetjen: “Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A besojmë ende se lumturia ka një madhësi të caktuar?”

Georgina sqaroi se stërvitja nuk ka qenë kurrë një mënyrë për të humbur peshë, por një formë kujdesi për veten.

“Ajo orë në palestër është një nga momentet më të mira të ditës sime. Më jep shëndet, qetësi mendore, disiplinë, energji dhe mirëqenie. Nuk ka qenë kurrë një luftë për të humbur peshë. Gjithmonë ka qenë një mënyrë për t’u kujdesur për veten”, deklaroi ajo.

The post Pasi u bullizua për peshën, Georgina reagon me një mesazh të fuqishëm appeared first on Veriu.info.