Pela që lindi mëzin në një rrugë në lagjen Karposh të Shkupit dhe mëzi janë marrë nga ekipet e Kopshtit Zoologjik në Shkup dhe janë vendosur në karantinë, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili tha se kafshët do të marrin kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm.

Gjorgjievski u bëri thirrje Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të ndërmarrin një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për mbrojtjen e kafshëve dhe përcaktimin e përgjegjësisë për shfrytëzimin apo keqtrajtimin e tyre.