Janë pëcaktuar dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj, faza finale e të cilit po zhvillohet në Riga të Letonisë.
Derbi ballkanas Greqi-Turqi dhe sfida Gjermani-Finlandë janë dy përballjet gjysmëfinaliste të Eurobasket 2025, turne që gradualisht po i afrohet fundit.
Në ndeshjet çerekfinale, Greqia fitoi 87-76 ndaj Lituanisë, ndërsa Turqia mundi 91-77 Poloninë. Në përballjet e tjera, Gjermania mposhti 99-91 Slloveninë, ndërsa Finlanda triumfoi 93-79 ndaj Gjeorgjisë.
Një turne që deri më tani ka dhuruar shumë surpriza, ndërkohë që Gjermania dhe Greqia shihen si dy skuadrat favorite për të shkuar në finale.
The post Përcaktohen gjysmëfinalet e Europianit në Riga të Letonisë appeared first on Alsat.
