Ka përfunduar takimi mes koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hiristijan Mickoski. Burimet brenda Qeverisë thonë se takimi ka qenë konstruktiv dhe është diskutuar për çështjet e reformës, luftën kundër krimit.

“Takim ishte konstruktiv në frymë miqësore dhe partneriteti. U bisedua për të gjitha çështjet e reformës, luftën kundër krimit dhe ndryshimet në sistemin që e lanë BDI dhe LSDM. Qytetarët nuk do të zhgënjehen. Bisedimet vazhdojnë” thonë burimet nga Qeveria.

Kujtojmë se dje, kryeministri Hristijan Mickoski u takua edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë, Arben Taravari, takim ky që përfundoi pa epilog, por siç theksuan nga Qeveria takimi mes Taravarit dhe Mickoskit është zhvilluar në mënyrë konstruktive.