Gara e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1 ishte një bekim për pilotin australian të McLaren, Oscar Piastri, që fitoi në pistën e Zandvoort. Nga ana tjetër, rivali dhe shoku i tij i skuadrës Lando Norris, u detyrua të tërhiqej pas një problem në makinë.

Për pasojë, Piastri udhëheq me 34 pikë në renditjen e përgjithshme, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion për pilotë. Një epërsi që vetë australiani nuk e shpresonte para kësaj gare, ndërkohë që janë ende edhe 9 gara deri në fund të sezonit.

Duke folur për këtë situatë, Piastri këmbënguli të mbante këmbët fort në tokë, duke përjashtuar mundësinë e spekulimit tani për avantazhin e tij. “Ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet të vazhdoj të shtyj përpara dhe të përpiqem të fitoj gara”, tha australiani.

Nuk do të thoja se është një diferencë shumë e rehatshme. Gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt në Formula 1, me vetëm një dalje nga gara. Pra, me kaq larg për të shkuar në kampionat, nuk është një avantazh i rehatshëm

”, tha Piastri.

Deri më tani këtë sezon, asnjë pretendent për titull nuk ka pasur një diferencë kaq të madhe ndaj rivalit më të afërt. Ndërsa hyjmë në një të tretën e fundit të sezonit, me vetëm dy gara evropiane të mbetura, ky avantazh nuk është pak.

The post Piastri me këmbë në tokë: Janë ende 9 gara, 34 pikë nuk është një avantazh i mjaftueshëm appeared first on Telesport.