Ka pasur një kohë kur futbolli italian ishte qendra e gravitetit e botës së këtij sporti. Atëherë, yjet më të mëdhenj donin të luanin në Serie A. Sot, sipas Andrea Pirlo, ky realitet është shumë larg. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori thotë se i dhemb fakti që Italia ka mbetur jashtë tre Botërorëve radhazi: “Jam shumë i trishtuar…, gjëja më e keqe që nuk ka ndryshuar asgjë”.

Ai kritikon Serie A si kampionat “tranzit”, duke përmendur largimin e Kvaratskhelia: “Ta mbash në Itali një lojtar si gjeorgjiani është e pamundur sot”. Madje shton: “Nëse do të isha lojtar më 2026, vetë do të luaja në Premier League”. Sipas tij, në Europë luhet futboll më ofensiv, ndërsa në Itali mungon guximi: “Njerëzit duan spektakël, jo 0-0 me dhjetë lojtarë mbrapa”.

Për Champions, ai favorizon PSG ndaj Arsenalit (2-1), duke vlerësuar edhe Bayern Munich. Foli edhe për mesfushën Vitinha–Rice, duke i quajtur të dy vendimtarë. Për mbrojtjen: “Gabriel dhe Saliba janë ndër më të mirët në botë”.

The post Pirlo: Në Itali mungon guximi, sot do të luaja në Premier League. Serie A, larg standardit europian appeared first on Telesport.