Premier League ka mbyllur sonte siparin për sezonin 2025-2026. Arsenal fiton titullin kampion pas plot 22 vitesh. Bashkë me “Topçinjtë” në Champions League do të shkojnë edhe Man. City i vendit të dytë, Man. United i vendit të tretë, Aston Villa e vendit të katërt dhe Liverpool e vendit të pestë.
Arsenal fitoi 1-2 ndaj Crystal Palace. Man City u mund 1-2 nga Aston Villa. Ndeshja e fundit për Pep Guardiolën, i cili do të largohet pas plot 10 vitesh. Ndeshja e fundit edhe për Bernardo Silva dhe John Stones. Përshëndetje të përzemërta nga tifozët për treshen në fjalë, ku nuk munguan as lotët.
Bournemouth dhe Sunderland do të shkojnë në Europa League, të dyja për herë të parë në historinë e tyre. Ekipi i Granit Xhakës fitoi 2-1 në ndeshjen e fundit ndaj Chelsea-s. Brighton edhe pse u mund 0-3 nga Man. United, do të luajë në Conference League. Chelsea e mbyll në vend të 10-të këtë sezon, një dështim i vërtetë.
Një betejë e vërtetë ishte ajo për rënien në Championship. Pas Wolves dhe Burnley, ekipi i tretë është West Ham. Hera e fundit që West Ham përfundonte në Championship ishte në sezonin 2011/12. Tottenham fiton 1-0 ndaj Everton dhe ia del të shpëtojë sezonin dhe të qëndrojë në elitë.
The post PL mbyll siparin. Arsenal nis festën. Guardiola e mbyll me lot. Tottenham shpëton, Sunderland shkruan historinë appeared first on Telesport.
