Paul Pogba, i cili luajti për Monaco sezonin e kaluar, ku bëri vetëm gjashtë paraqitje në Ligue 1, dha një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca” në prag të debutimit të Francës në Kupën e Botës, atë që “gjelat” do të luajnë sot kundër Senegalit.
Ai analizoi forcën e Francës në këtë Kupë Bote: “Franca është qartësisht favorite për këtë Kupë Bote. Natyrisht, së bashku me ekipe të mëdha si Gjermania, Spanja dhe Brazili. Por ne e dimë se nuk është vetëm talenti apo lojtarët individualë që bëjnë diferencën; është e gjithë skuadra”.
“Mendoj se kjo skuadër e Francës është shumë më e fortë se ajo që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018. Ky ekip ka më shumë cilësi sesa kishim ne. Kishim një skuadër spektakolare, është e vërtetë, me lojtarë të shkëlqyer”, tha Pogba.
“Kishim një Kylian Mbappé më të ri. Tani ata kanë lojtarë me përvojë dhe të tjerë të rinj si Doué, Olise dhe Cherki, të cilët mund të bëjnë diferencën. Ka më shumë lojtarë cilësorë. Ata janë favoritë dhe do të fitojnë
Për mundësinë e veshjes përsëri të fanellës franceze, ai tha: “Po, sigurisht që mendoj. Dua të kthehem të luaj, të jem në formë të mirë fizike dhe të ndihmoj ekipin tim. Nëse jam në formë të mirë dhe luaj mirë, atëherë do të kthehem.”
The post Pogba: Franca e këtij viti më e fortë se ajo që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 appeared first on Telesport.
