Pogradeci është shpallur fitues i fazës play-off në kampionatin “Kategoria e Parë”, duke siguruar të drejtën për të luajtur ndeshjen finale të play-out-it për ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Finalja ndaj Besës u mbyll në barazim 0-0 në kohën e rregullt, ndërsa sfida u vendos në shtesë. Ishte Indio Oliveira ai që shënoi golin e fitores për Pogradecin, duke i dhënë suksesin 1-0 skuadrës së tij.

Pas këtij triumfi, Pogradeci do të përballet me Teutën në finalen e play-out-it për një vend në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm.

Ndeshja do të luhet më 16 maj, në ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

The post Pogradeci fiton finalen e play-offit ndaj Besës. Rruga për Superiore kalon nga Durrësi. “Finalja” luhet më 16 maj appeared first on Telesport.