Edhe pa luajtur, skuadra e Hapoel Tel Aviv (ndeshja ndaj Paris do të luhet më 3 mars) qëndron në krye të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipit izraelit ndan kreun e renditjes bashkë me Monaco, Valencia dhe Barcelona.
Monaco mposhti pikërisht 101-92 rivalët e Valencia në përballjen e kësaj jave, ndërsa Barcelona triumfoi 88-70 ndaj Partizan Beograd. Fiton edhe Real Madrid, që mposhti 98-86 Maccabi Tel Aviv, ndërsa Panathinaikos fitoi 84-71 ndaj Virtus Bologna.
Zhgënjen ekipi kampion i Fenerbahce, që u mund 92-81 nga debutuesit e Dubai Basketball. Fiton edhe ekipi tjetër grek i Olympiacos, që mundi 95-80 Bayern Munich, ndërsa Armani Milano fitoi 87-74 Anadolu Efes dhe synon zonën play out.
Euroleague-Raundi i 11-të
Dubai Basketball – Fenerbahce, 92-81
Panathinaikos – Virtus Bologna, 84-71
Valencia Basket – Monaco, 92-101
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 98-86
Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, 99-67
Olympiacos – Bayern Munich, 95-80
Barcelona – Partizan Beograd, 88-70
Armani Milano – Anadolu Efes, 87-74
Baskonia Gasteiz – Villeurbanne, 78-73
Hapoel Tel Aviv – Paris Basketball, 3 mars
The post “Poker” skuadrash në krye të Euroleague, fitojnë Barcelona e Real, zhgënjen Fenerbahce appeared first on Telesport.
