Kallëzim penal ndaj kreut të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani. Policia financiare e dyshon atë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas Policisë Financiare ai dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, pasi ka nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e rrugës në fshatin Dobridoll me operatorin ekonomik, pa e pritur vendimin final pas dorëzimit të ankesës në Komisionin Shtetëror për Ankesa ndaj Furnizimeve Publike, me të cilin vendimi është shfuqizuar.

“I. Sh. gjatë vitit 2025 ka tejkaluar kufijtë e autoritetit të tij zyrtar dhe ka vepruar në kundërshtim me nenin 157 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurimin Publik, në një mënyrë që ka lidhur një Kontratë për Prokurimin e Punimeve – Rikonstruksionin e një rruge lokale në Dobridoll nga qendra e fshatit deri në kryqëzimin me rrugën shërbyese përgjatë rrugës shtetërore A2 seksioni Tetovë-Gostivar me operatorin ekonomik të përzgjedhur pa pritur vendimin përfundimtar pas një ankese të paraqitur nga Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurimin Publik, sipas të cilit vendimi i përzgjedhjes është anuluar.” – Policia Financiare.

Nga Policia Financiare thonë se pavarësisht vendimit të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimin Publik, i dyshuari ka bërë një pagesë në lidhje me kontratën e lidhur ndaj personit juridik në shumën totale prej 11 milion e 848 mijë e 675 denarësh. Me këtë thuhet se Shabani i ka mundësuar operatorit që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë mjete financiare.

The post Policia Financiare padit kryetarin e Vrapçishtit për shkelje në tender appeared first on Alsat.