Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se është sanksionuar një shofer, i cili ka drejtuar automjet “gjurmues” me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. Automjeti i tij është konfiskuar.
“Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit me ndihmën e automjetit special “gjurmues” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 kilometrash në orë, jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”, njoftuan nga MPB.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.
“Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion”, njoftoi MPB.
Nga MPB theksuan se tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore dhe u bënë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit për siguri më të madhe në rrugë./Alsat.mk.