Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur Maja e Zezë, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste Tigri dhe Njësia për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së, të cilët kanë nxjerrë trupin e të ndjerit dhe e kanë transferuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Pas ekzaminimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore dhe trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik u është dorëzuar familjarëve për varrim.