Pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias është mbyllur 2-0 në favorin e bluve. Egnatia e nisi shumë keq takimin, pasi që nga minuta e 6-të mbeti me një lojtar më pak.
Pas një përplasjeje me portierin Aldo Teqja, sulmuesi i Egnatias, Soumaila Bakayoko, ndëshkohet direkt me karton të kuq nga arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji.
Aldo Teqja largohet nga fusha me ambulancë, pasi përplasja ishte shumë e fortë. Në vend të tij u fut portieri 21-vjeçar, Tomas Kiri. Duke përfituar edhe nga avantazhi numerik në fushë, Dinamo kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të, ku ishte Malomo që gjeti rrjetën pas një pasimi të bukur të Nani.
Në minutën e 29-të ishte i zakonshmi Dejvi Bregu i cili dyfishoi shifrat, me një gol spektakolar pas një goditjeje të fuqishme me të djathtën nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Dinamon.
The post Portieri i Dinamos largohet me ambulancë nga fusha. “Blutë” në avantazh të dyfishtë, Egnatia me një lojtar më pak appeared first on Telesport.
